GazetaMax
Lajme

Gashi takon ambasadoren gjermane, Holstein

Shkup, 18 Nëntor – Sot, kryetari Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetarja Safije Sadiki – Shaini, u takuan me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Sh.S. znj. Anke Holstein.

Duke diskutuar për zhvillimet politike në vend, Kryetari Gashi e ka informuar Ambasadoren Holstein me qëndrimin e Alternativës përkitazi me procesin integrues dhe ndryshimet e mundshme kushtetuese. Me këtë rast është diskutuar edhe propozim-ndryshimi i Alternativës që lufta kundër korrupsionit të sanksionohet në kushtetutë, ashtu që lëndët e tilla të mos mund të vjetrohen.

Ambasadorja e ka përshëndetur angazhimin e Alternativës dhe i ka inkurajuar mysafirët e saj në procesin eurointegrues të vendit. Gjermania mbetet ndër aleatët tanë kryesorë në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.

Related posts

Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Rusia ka filluar të ndiejë peshën e sanksioneve

Gazeta Max

Po, dhuna ka emër, është kultura shqiptare…

Gazeta Max

Fillon rekonstruimi i Shtëpisë së shëndetit në Kumanovë

Gazeta Max