GazetaMax
Lajme

Gashi uron Dimal Bashën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i ka përcjellë urimet e tij të përzemërta homologut të ri në Kosovë, Dimal Basha, pas zgjedhjes në krye të institucionit më të lartë përfaqësues të vendit.

Në letrën e tij, Gashi ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe institucioneve janë të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë. Ai ka shtuar se këto lidhje burojnë nga populli, afërsia dhe vlerat e përbashkëta, të cilat përbëjnë një pasuri të madhe për qytetarët e të dy vendeve.

“Këto marrëdhënie do të vazhdojnë të thellohen më tej përmes dialogut të hapur parlamentar, bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes së përbashkët në proceset euroatlantike”, ka theksuar Gashi në një postim në Facebook.

Ai i ka uruar Bashës suksese në detyrën e tij dhe ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të afërt e konstruktiv mes dy parlamenteve.

Related posts

Largimi i mjegullës nuk e uli nivelin e lartë të ndotjes në Shkup

Gazeta Max

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë që udhëtojnë në Ukrainë me rrezik të kapjes apo vdekjes

Gazeta Max

Filipçe: Shteti është shtëpia jonë, lufta për të ardhmen është detyrim i përbashkët

Gazeta Max