GazetaMax
Lajme

Gjashtë persona nën hetim për trafikim me njerëz

Shkup, 2 qershor – Prokurori Publik Kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas veprimeve të ndërmarra parahetuese, sot solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër gjashtë personave, katër nga të dyshuarit së bashku, me qëllim të kryerjes së disa veprimeve të lidhura kohore që paraqesin kryerjen e shumëfishtë të krimit, Tregti me njerëz, ndërsa dy të tjerët akuzohen se e kanë kryer veprën e njejtë penale.

Siç informon Prokuroria Themelore Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga dhjetori i vitit 2021 deri në prill të vitit 2022, e dyshuara e tretë dhe e katërt – nëna dhe motra e viktimës veçanërisht të ndjeshme, rekrutuan vajzën dhe abuzuan me pozitën e tyre si familjarët më të afërt të viktimës mbi të cilën kanë kontroll, si dhe paaftësia e saj mendore. Pastaj e kanë dorëzuar te e dyshuara e parë dhe e dytë të cilët e kanë pranuar dhe strehuar në shtëpitë e tyre për shkak të eksploatimit seksual me të dhe me persona tjerë, për të cilat nënës dhe motrës së dyshuar u kanë dhënë kompensim në para ose interes tjetër.

Viktima është gjetur nga ana e nëpunësve policor të MPB-së në shtëpinë e të dyshuarit të gjashtë i cili e ka pranuar me qëllim të shfrytëzimit seksual dhe punës për kompensim prej 5.000 denarë.

Prokurori kompetent, duke vlerësuar se ekzistojnë kushte të cilat tregojnë domosdoshmërinë e përcaktimit të masës së paraburgimit, gjegjësisht se të dyshuarit do të arratisen, do ta pengonë hetimin me fshehjen ose shkatërrimin e gjurmëve të veprave penale, veçanërisht duke e marrë parasysh faktin që nga ana e prokurorisë ende ndërmerren veprime për mbledhjen dhe sigurimin e dëshmive të rëndësishme për konfirmim ligjor të gjendjes faktike. Njëherit, ekziston dyshim nëse të dyshuarit janë të lirë mund të ndikojnë dhe t’i kërcënojnë dëshmitarët potencial, si dhe ta përsërisin veprën. Për shkak të gjithë këtyre rrethanave, prokuroria i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup t’i përcaktohet masë paraburgimi të gjithë të dyshuarve.

Related posts

Rritet numri i martesave, por edhe i divorceve në vendin tonë

Gazetamax.mk

Ambasada Amerikane: Komentet e Xhambaskit ishin të papërgjegjshme dhe të rrezikshme

Gazetamax.mk

Osmani panelist në FDA, në temën “Dialogu për pajtimin e Ballkanit”

Gazetamax.mk