GazetaMax
Lajme

Gjatë 3 muajve të ardhshëm, Britania e Madhe dislokon 8 mijë trupa nga Finlanda deri në Maqedoninë e Veriut

Londër, 29 Prill – Britania do të dërgojë rreth 8 mije trupa ushtarake  në Evropën Lindore që sipas Ministrit te Mbrojtjes Ben Wallace,( Uallis) do demonstrojë solidaritetin dhe fuqinë, ndërkohe që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon.

Dislokimi britanik prej afro 8 mije trupave gjatë tre muajve të ardhshëm përbën angazhimin me te madh ushtarak britanik që nga koha e Luftës se Ftohtë.

Ato do marrin pjesë në manovrat e mëdha ushtarake te Nato-s dhe aleateve dhe do vendosen nga Finlanda deri në Maqedoninë e Veriut. Mbetet të shihet nëse këto trupa do vazhdojnë të mbesin në Evropën Lindore pas këtyre manovrave që me shume gjasa do zhvillohen më së shumti ne Poloni.

Një numër i madh tankesh dhe mbi 100 mjete të rënda luftarake do të dërgohen në shtete të ndryshme në kuadër të planeve të cilat marrin një rendësi të veçante ne kushtet e luftës ne Ukrainë dhe kërcënimeve ruse.

Këto trupa britanike do i bashkohen  mijëra trupave nga vendet e Nato-s dhe Forcës së Përbashkët të Ekspeditës nga aleatet, përfshi edhe vende si Danimarka, Islanda dhe Norvegjia.

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace  ka deklaruar se “ Siguria e Evropës  kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme sesa sot”.

Ne manovra pritet te përfshihen hedhjet me parashute te trupave dhe lëshimin nga helikopterët transportues te tankeve luftarake sulmues Challanger2.

Qartazi këto dislokime synojnë frenimin e agresionit rus dhe Vladimir Putin nga hyrja në në një konflikt te ri .

Fuqitë perëndimore po tentojnë te demonstrojnë se  mbështetja dhe vendosmëria e tyre nuk është duke u zvogëluar.

Por e kundërta po ndodh, ndërkohë që konflikti në Ukraine hyn në muajin e trete, dhe sipas britanikeve ai mund te zgjasë me vite.

Related posts

SHBA: Mbrojmë Ballkanin nga Rusia, Prishtina ka ngritur alarmin për rritjen e kërcënimit

Gazetamax.mk

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë 14.3 për qind

Gazetamax.mk

Arrestohen dy kontrabandues të migrantëve në dalje të Gjevgjelisë

Gazetamax.mk