GazetaMax
Uncategorized

Gjiganti kinez i teknologjisë zbulon modelin e ri të taksive vetëdrejtuese

09:25 21/07/2022Gjiganti kinez i teknologjisë Beidu ka zbuluar automjetin e radhës për të iu bashkuar shërbimit të taksive vetëdrejtuese, Apollo Go.Kompania ka deklaruar se modeli i ri i quajtur Apollo RT6 ka aftësinë rrugore të një shoferi me përvojë 20-vjeçare. Sipas rregullores kineze, makinat vetëdrejtuese ende kërkojnë praninë e një shoferi të sigurisë.  Në një deklaratë, kompania ka theksuar se çmimi i Apollo RT6 është 31.000£.“Ne po shkojmë drejt një të ardhmeje ku marrja e një taksije vetëdrejtuese do të jetë gjysma e kostos së marrjes së një taksie sot.”Automjeti ka plot 38 sensorë, duke përfshirë: 8 sensorë të zbulimit të dritës dhe rrezes (Lidar), 1radar me valë 6 mm (0.2 in), 12 sensorë tejzanor dhe 12 kamera.Kompania thotë se se auto-taksitë e saj, që funksionojnë provë në 10 qytete në Kinë, duke përfshirë Shenzhen, Shangai dhe Pekin, kanë bërë më shumë se një milion udhëtime që nga fillimi i shërbimit në vitin 2020./tvklan.al

Related posts

Twitter do të shtojë butonin e editimit

e-max

Të mendosh drejt synimeve fisnike

e-max

Kimete Berisha: Kurrë prej burgu nuk isha dalë e ty n’takim nuk t’kisha pranu, Carla Del Ponte (Albulena)

e-max