Twitter do të shtojë butonin e editimit

Është një veçori që përdoruesit e Twitter-it e kanë kërkuar për kaq shumë kohë sa që është bërë një meme, por tani “butoni i editimit” po bëhet realitet.

Ideja është se ju do të jeni në gjendje të rregulloni çdo gabim në ndonjë status pa sakrifikuar ndonjë kundërpërgjigje, retweet apo edhe pëlqim që mund të ketë marrë postimi.

Twitter planifikon të fillojë testimin e veçorisë me abonuesit e Twitter Blue në “muajt e ardhshëm”, tha kompania të martën.

Jay Sullivan, zëvendës-presidenti i kompanisë për produktet e konsumit, tha se editimi ka qenë “veçoria më e kërkuar në Twitter për shumë vite”. Kompania ka punuar se si të ndërtojë funksionin “në një mënyrë të sigurt që nga viti i kaluar”.

“Tani që po pyesin të gjithë. Po ne kemi punuar për një veçori edituese që nga viti i kaluar. Jo nuk e morëm idenë nga një sondazh”, ka shkruar kompania në një postim, si duket po i referohej sondazhit të publikuar nga Elon Musk.

Të fundit në përqindje