GazetaMax
Ballina

“Gjilan Deep & Tech House Festival” nuk u mbajt ja arsyeja!

Deri dy ditë më herët para se të vinte data 1 Gusht ku ishte parashikuar të mbahej Festivali “Gjilan Deep & Tech House Festival” çdo gjë ishte gati e kishin nisur rezervimet. Por ne mësojmë se ky event që do të sillte emrat më të njohur të muzikës evropiane për të performuar aty si: Regard, Drop G, Niki Belucci, Kai Hillman etj nuk u mbajt dhe 48 orë më herët në faqen e Istagramit doli lajmërimi se është anulluar. Ne kemi kontaktuar me organizatorët të cilët kishin menduar pozitivisht për t’i dhuruar Gjilanit dhe jo vetëm por edhe Kosovës një event të bukur e me përmasa evropiane në stilin e atmosferës me super muzikë, e ata na treguan se kanë pasur një kërcënim e tash proçesi është duke u hetuar ndërsa kanë pasur zhgënjime dhe nga Komuna e Gjilanit që sipas tyre në fillim kanë pasur përkrahje por më pas nuk kanë mundur që ata si komunë të premtojnë siguri. Ky event ishte parashikuar të mbahet në një vend mjaft të bukur e historik si Kalaja e Pogragjës në Gjilan e do të niste këtë vit për tu kthyer në një traditë. Madje djemtë organizatorë kishin menduar se përveç një publiku të madh në numër ky festival të sillte edhe mjaft vizitorë e turistë të huaj. Gjithsesi ky event nuk do të mbesë pa u realizuar ndërsa ata që e kanë rezervuar biletat do të tju kthehen shumë shpejt.

Related posts

Si “Afrodita S” punoi gjatë pandemisë? Siguria dhe shëndeti i klientëve në rend të parë

Gazeta Max

Mjekët e Pfizer thonë se vaksina për kancerin mund të jetë gati në këtë vit

Gazeta Max

Pas ndarjes nga Fisnik Syla, Fjolla Morina në lidhje të re dashurie?!

Gazeta Max