Gjorgjiev: Deklaratat e palës Bullgare ishin të qëllimshme dhe provokative

Shkup, 21 Prill – Deklaratat e tilla e palës Bullgare ishin që të nxisin reagime në Maqedoninë e Veriut, sipas meje ishin të qëllimshe që këtu tek ne të ndikojë në bisedimet Sofje-Shkup, kështu deklaroi në emisionin Klan Debat i ftuar historiani Dragi Gjorgjiev tha se:

”Deklaratat e tilla e palës Bullgare ishin që të nxisin reagime në Maqedoninë e Veriut, sipas meje ishin të qëllimshe që këtu tek ne të ndikojë në bisedimet Sofje-Shkup. Mirëpo nuk duhet të biem pre e atyre provokimeve dhe duhet të veprojmë me mendje të shëndoshë, sepse politika e tyre është tanimë konstante ndaj Maqedonisë së Veriut dhe shfrytzohet që të shtyhet që pala jonë të gabojë.

Autoriteti i Portit të Vlorës ka njoftuar të enjten se do të pezullohet lundrimi për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike në gjirin e qytetit dhe jashtë tij.

ky pezullim do të vijojë gjithë ditën e nesërme dhe të shtunën. Gjithashtu, ndalohet dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

Ndërkohë, pritet që situata në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit të përmirësohet pas datës 23 Prill 2022, ora 10:00. Atëherë do të lejohet edhe ri-operimi nga ana e mjeteve lundruese.

Njoftimi:

Njoftim për përkeqësim e kushteve hidrometeorologjike datë 22-23.04.2022

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 22 Prill 2022 ora 22:00 deri 23 prill 2022 deri ne oren 10:00 në drejtimin Jug-Juglindje në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra.

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

MJETET E  VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  22 prill 2022 deri 23 prill 2022.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Prill 2022 ora 10:00.

Të fundit në përqindje