GazetaMax
Lajme

Ushtria e Kosovës po rritet, sot trajnimin bazik e filluan grupi i parë i të rinjëve

Rekrutët e rinj të FSK-së sot kanë filluar stërvitjet ushtarake.
Kështu ka njoftuar FSK-ja përmes një postimi në Facebook.
Programi i stërvitjes ushtarake do të zgjasë 9 javë, periudhë kjo gjatë së cilës do të sfidohen me rregullat dhe jetën ushtarake për tu bërë e pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Fillojnë stërvitjet rekrutët e rinj të FSK-së
Rekrut të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës filluan sot stërvitjen ushtarake bazë në Qendrën e Stërvitjes Bazike të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në
Kazermën ,, Skënderbeu “ në Ferizaj.
Programi i Stërvitjes Ushtarake për rekrutet do të zgjasë 9 javë dhe do të jetë rezident, ku të rinjtë gjatë kësaj periudhe do të sfidohen me rregullat dhe jetën ushtarake që është kushti bazë për tu bërë e pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Related posts

Ngjarje solemne dhe ekspozitë në nder të viktimave nga Lufta e Dytë Botërore dhe lufta në Ukrainë

Gazeta Max

Liderët e G7 thirrje Kosovës dhe Serbisë: Zbatoni obligimet e Marrëveshjes së Ohrit

Gazeta Max

Bytyqi: Nga 1 janari ulje më e madhe e çmimeve të produkteve ushqimore

Gazeta Max