GazetaMax
Lajme

Gjorgjievska: Të krijojmë udhërrëfyes, pas të cilit pa frikë dhe ndjenjë të vlerës më të vogël do të ecin të rinjtë tanë

Shkup, 24 nëntor – Bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska, ka mbajtur fjalim në manifestimin e 20 vjetorit të studimit ndërkombëtar “Sjelljet shëndetësore të fëmijëve të moshës shkollore (11, 13 dhe 15 vjeçare) në Republika e Maqedonisë së Veriut”, e cila u mbajt nën patronatin e saj në Kabinetin e presidentit.

Bartës i këtij studimi ndërkombëtar gjatësor është Qendra për aksion psikosocial dhe aksion krize – Malinska me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe po realizohet në 51 shtete nga Evropa dhe Amerika Veriore. Në vendin tonë, këtë vit anketa është realizuar për të gjashtën herë në ekzemplar kombëtar prej 5140 nxënësve nga gjuhët më të përfaqësuara mësimore, maqedonase dhe shqipe, të moshave 11, 13 dhe 15 vjeç, njofton Kabineti i presidentit.

Në fjalimin e saj para të pranishmëve, bashkëshortja e presidentit theksoi se është e rëndësishme të flitet dhe të hulumtohet për ndryshimet në sjelljen dhe stilin e jetës së të rinjve, rolin e njerëzve të dashur, bashkëmoshatarët e tyre, institucionet arsimore dhe shëndetësore, kulturën, jetën e përditshme dhe mjedisit, në zhvillimin dhe avancimin e shëndetit, si dhe pjesëmarrjen e të riut si individ në përvetësimin e shprehive për rregullimin e jetës personale.

“Angazhimi im si punonjëse shëndetësore që kujdeset për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve konfirmon nevojën për të analizuar dhe kuptuar ndryshimet në sjelljen e të rinjve dhe stilin e tyre të jetesës për edukim dhe këshillim më të përshtatshëm për trajtimin, parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit apo situatat e mundshme në të ardhmen që kanë ndikim në zhvillimin e tyre të përgjithshëm”, theksoi Gjorgievska.

Në ngjarje mbajti fjalim edhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri dhe Lina Qostarova – Unkovska, drejtoreshë e Qendrës për aksion psikosocial dhe aksion krize – Malinska, ku u prezantuan rezultatet e studimit – trendet në treguesit shëndetësorë për një periudhë të gjatë kohore, dhe çmime dhe certifikata iu dhanë individëve, institucioneve dhe organizatave që kontribuan në studim.

Related posts

Joveva: Negciatat mes Shkupit e Brukselit tashmë realitet

Gazetamax.mk

LSM: Deputetët e LSDM dhe BDI anuluan amendamentin për rritjen e pagave për administratën

Gazetamax.mk

Xhaferi: Të orientohemi në atë që na bashkon – progresin e shtetit në rrugën e integrimeve evropiane

Gazetamax.mk