GazetaMax
Sport

Granit Xhaka i emocionuar me ndeshjen kundër Kosovës: Do ta shijoj në maksimum lojën time të 100-të

Xhaka i emocionuar: S’më besohet që do të luaj ndaj ekipit që e dua – Kosovës, do ta shijoj në maksimum lojën time të 100-të.
Granit Xhaka i është bashkuar Përfaqësueses së Zvicrës, në prag të ndeshjeve miqësore me Anglinë e Kosovën.
Mesfushori nga Kosova mungoi dje në seancën e parë stërvitore, për shkak të problemeve me stomakun.
Megjithatë, Xhaka ka lënë problemet prapa dhe sot ka udhëtuar drejt Marbellas, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të “Helvetikëve”, transmeton Gazeta Express.
Anëtari i Arsenalit i ka munguar Zvicrës në shtatë ndeshjet e fundit, teksa ai do të debutojë nën urdhërat e Murat Yakin të shtunën ndaj Anglisë, teksa më 29 mars pritet të paraqitet edhe ndaj Kosovës.
Për 29-vjeçarin ndeshja ndaj “Dardanëve” do të jetë edhe më e veçantë, për faktin se ai do të regjistrojë 100 paraqitje me Zvicrën.
“Ndeshja ime e 100-të, kundër Kosovës. Kundër një skuadre që e dua. Është diçka e pabesueshme. Nuk mund ta besoj që jam në fushë kundër Kosovës. Më bën dy herë më shumë krenar për të gjithë familjen, për vetën, për të gjithë, të luaj ndeshjen time të 100-të në Kombëtare kundër Kosovës. Mezi po e pres me padurim këtë lojë, do të kënaqem. Miqtë, familjet do të jenë atje, priten shumë shikues. Për mua duhet të jetë kënaqësi – po, dua vetëm ta shijoj.”
Vlen të theksohet se vetëm pesë futbollistë kanë arritur shifrën e 100 paraqitjeve te Zvicra: Heinz Hermann (118), Alain Geiger (112), Stephan Lichtsteiner (108), Stephane Chapuisat (103) dhe Xherdan Shaqiri (100).

Related posts

Jorginho- Milan, vjen lajmi i madh nga Italia

Gazetamax.mk

Vadedin Sulejmani falënderon mbështetësit e tij si dhe premton projekte te reja

Gazetamax.mk

Hetuesit gjeten dokumentin sekret të Ronaldos dhe Juventusit me vlerë 20 milionë euro

Gazetamax.mk