GazetaMax
Lajme

Grantet e BE-së për projekte fillestare të organizatave dhe shoqatave qytetare

Shkup, 20 tetor – Organizatat dhe shoqatat qytetare që janë në fillimet e tyre kanë edhe tri javë mundësi për të marrë burime financiare nga Bashkimi Evropian për realizimin e projektit të tyre të parë, informojnë nga projekti “Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Të angazhuarit në projekt sot në Tetovë organizuan një sesion informues për Mekanizmin e rezistencës qytetare (MRQ), e cila është një thirrje për mbështetje të drejtpërdrejtë për iniciativat e zbatuara nga organizatat e shoqërisë civile.

“Shoqatat civile mund të kenë fusha të ndryshme interesi, ndërsa projektet duhet të jenë për përfitim publik. Shembuj mund të jenë kujdesi për të moshuarit, ose ndoshta disa çështje mjedisore ose probleme shëndetësore, ose si të përmirësohet puna me qeverinë vendore ose si të përfshihen bizneset lokale në mbështetje, për shembull, një restorant mund t’u japë ushqim në fund të ditës njerëzve të varfër. Pra është një bashkëpunim me bizneset për përfitim publik, kështu që këto janë aktivitetet që ne mendojmë t’i mbështesim”, deklaroi udhëheqësja e ekipit Zinta Miezaine.

Ka sesione informative nëpër qytete të shumta dhe thirrja është menduar për organizata të vogla me pak kufizime administrative.

“Shpresojmë për projekte të mira në të gjithë vendin. Afati i fundit për paraqitje është 15 nëntori, ndërsa organizatat kanë ende tre javë për të aplikuar. Pastaj shkon vlerësimi, ndërsa vendimet merren deri në fund të këtij viti”, tha Zinta Miezaine.

Mekanizmin e rezistencës qytetare në BE (MRQ) është një program mbështetës material për organizatat e shoqërisë civile që shërben për t’u mundësuar organizatave “bazë” të ndërmarrin veprime efikase dhe efektive për t’iu përgjigjur shpejt nevojave reale në komunitetet e tyre dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e qytetarëve gjatë ndryshimeve të shpeshta sociale.

Related posts

Sllavevski: Banka Qendrore duhet t’i kushtoj vëmendje stabilitetit të çmimeve

Gazetamax.mk

Nis inspektimi tek drejtorët në Klinika e Spitale, Kovaçevski dhe Sali: Do shkarkojmë secilin që vjedh

Gazetamax.mk

Bujar Osmani: 23 vjet pas, Ali Ahmeti do të nis një projekt tjetër

Gazetamax.mk