GazetaMax
Lajme

Grubi: Dakordimi i Kurtit dhe Vuçiqit për planin franko-gjerman është i një rëndësie jetike për stabilitetin e rajonit

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka quajtur hap të një rëndësie jetike për stabilitetin e rajonit, dakordimin rreth planit franko-gjerman që bënë mbrëmë kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Grubi përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për ndikimin pozitiv drejt përmbylljes së çështjeve të hapur më vite ndërmjet dy vendeve.

Grubi shton poashtu se pret një finalizim të marrëveshjes, teksa më 18 mars takimin e radhës Kurti-Vuçiq do ta mbajnë në qytetin e Shkupit.

Nuk mund të cilësohet ndryshe përveç se një hap me rëndësi jetike për stabilitetin e mbarë rajonit , dakordimi i dyanshëm rreth përmbajtjes së propozimit franko – gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përgëzoj palët për largpamësinë dhe racionalitetin e treguar përtej dallimeve dhe impaktin e jashtëzakonshëm konstruktiv të SHBA dhe BE për ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor. Është koha të mbyllim armiqësitë dhe së bashku të hapërojmë drejt Europës dhe të shkruajmë kapitullin e ri të progresit.
Shkupi do të mirëpresë krahëhapur më 18 mars liderët e të dyja vendeve dhe vazhdimin e dialogut deri në finalizimin e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/753424859480368

Related posts

I’a vranë djalin në burgun serb vetëm pse ishte shqiptar, rrëfehet nëna e Artan Zymberit

Gazetamax.mk

Shqetësim nga BE e SHBA për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

Gazetamax.mk

Kasami për vizitë në Danimarkë

Gazetamax.mk