Duke folur për zgjërimin e shumicës parlamentare, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka thënë se ai së bashku me kryeministrin Kovacevski kanë bërë gjithcka që Alternativa të mbetet në Qeveri por ajo nuk pranoi.
Foli edhe për hyrjen e ASH-së në Qeveri.
“Të gjithë duhet të japim kontribut e të sakrifikojmë e të gjiejmë gjuhën e përbashkët e të ecim para. Zgjatën bisedat me ASH-në dhe ajo u bë pjesë e shumicës. Bisedat u shndërruan në merkato futbolli, deputetët nxorrën pazaret nga më të ultat. Na duhet shumicë stabile. Kuvendi funksiononte me vështirësi. Izeti, Merita, Kastrioti janë pjesë e shumicës, me disa hatërmetje. U shënua 65 në monitorin e Kuvendit, ju them se numri do të jetë më I madhë se kaq dhe këtë e dijnë të gjithë. Alternativa apsolutisht mund të rikthehet”, tha Grubi, duke shtuar se Alternativa doli nga shumica për shkak të pushteti.
“I dhamë 20 drejtori, Ministrinë e Administratës dhe zv. Ministrinë e Kulturës. Problemi ishte me dy drejtori. Ata nuk pranuan, kishte mungesë lidershipi në Alternativë”, tha Grubi.
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi duke folur për shumicën e re parlamentare dhe daljen e Alternativës nga Qeveria tha se dera për hyrjen e kësaj partie megjithatë mbetet e hapur.
Grubi thotë se dera mbetet e hapur në Qeveri edhe për Lëvizjen Besa.
“KA vullnet nga ana e deputetëve për shumicë. E dini herën e kaluar. Na duheshin edhe më shumë deputet. Deputetët e VMRO-së janë të gatshëm të votojnë ndryshimet kushtetuese. VMRO-ja po izolohet andaj është e nervozuar. Edhe 61 deputet sikur ti fiton nuk do të mund të funksionojë. Qeveria mono etnike nuk mund të funksionojë”, tha Grubi.