GazetaMax
Lajme

Grubi: Populli dhe BDI-ja kanë nevojë për Ali Ahmetin

Shkup, 30 shtator – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi në paraqitjen e tij para mediave deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim është më e fortë se kurdoherë. Sipas tij këtë e dëshmoi edhe anketa ku BDI paraqet shumicë apsolute përkundër partive tjera shqiptare.

“E dinë të gjithë se BDI-ja është më e fortë se kurdoherë dhe më e përfaqësuar se kurdoherë në aspektin cilësorë në institucionet e shtetit”, deklaroi Grubi.

Gjithashtu Grubi deklaroi se Ahmeti është kryetar i partisë dhe i vjen shumë mirë se ai do të kandidoj edhe për një mandat për kreun e partisë dhe se Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin, duke mos komentuar akuzat drejt tij.

“Ali Ahmeti nuk ka nevojë për BDI-në, por, BDI ka nevojë për Ali Ahmetin. Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin”, tha Artan Grubi para mediave.

Related posts

BDI: Shprehim shqetësimin tonë të thellë për dominimin gjithnjë e më të theksuar mono-etnik

Gazeta Max

Taravari: Nga muaj maj hapim shtabet tona zgjedhore

Gazeta Max

Paralajmëron NATO: Forcat ruse po rigrupohen për sulm

Gazeta Max