GazetaMax
Ballina

Grubi: Vetingu i domosdoshëm, funksionarët të kontrollohen para se të vijnë në pozitë

Zëvendëskryemistri i parë, Artan Grubi, duke folur nga Forumi Ekonomik Shkup 2023 me temë, “Punojmë drejt prosperitetit në kohë trazirash”, ka thënë se është koha e fundit që Maqedonia të zbatojë ligjin për veting, që është propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ai ka thënë se zyrtarët duhet të kontrollohen para se të zgjidhen sepse është vonë të “skenohen” pasi të zgjidhen. Sipas tij, funksionarët duhet të kontrollohen për pasurinë e tyre dhe CV-në dhe pastërtinë e tyre para se të jetë vonë.

“Duhet një komision që do t’i kontrollojë funksionarët para se të zgjidhen. Qytetarët duhet ta dijnë se për kë votojnë. Është vonë të kontrollohet pasi të zgjidhet, kryetar deputet ose çka do qoftë”, tha Grubi.

Related posts

Grubi porosi BE-së: Fjalëkalimi për integrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë është Ukraina

Gazeta Max

Për shëndetin e zemrës duhet t’i konsumoni 3 racione bulmeti në ditë

Gazeta Max

Qumështi i bletës – kurues i shumë sëmundjeve

Gazeta Max