GazetaMax
LAJME

GRUBI: VMRO luan me opozitën shqiptare si macja me miun

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një intervistë për Euronews Albania, ka deklaruar se paratitë e opozitës shqiptare që kanë dalë nga BDI-ja kanë përçarë trupën votuesve shqiptare. Bashkëpunimin i opozitës shqiptare me forca që kundërshtojnë integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike si NATO dhe BE, si dhe marrëveshjen e Ohrit. Ai thekson se këto veprime kanë ndikime proruse dhe se ambicia për pushtet ka verbuar këto parti opozitare, duke i bërë ato të bashkëpunojnë me partitë si Levica dhe VMRO-DPMNE, të cilat sipas tij, shërbejnë indirekt interesave të Rusisë. Grubi theksoi guximin e BDI-së si e vetmja për të denoncuar veprimet ruse dhe për të mbështetur rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Opozita shqiptare e përbërë në kuadër të BDI-së të cilat nuk e kanë gjetur veten te BDI-ja e kanë përçarë trupin votues shqiptar në Maqeedoninë e Veriut dhe e kanë bërë të parëndësishëm, dhe të cilët kanë bashkëpunuar me levizën e Apsievit, i cila e kundërshton antarsimin e Maqedonisë në NATO, BE, dhe e kundërshton marrëveshjen e Ohrit. Kur të rreshtohesh me këto forca si mund të mos themi se nuk ka ndikime proruse. Ose etja për pushtet t’i ka verbuar sytë dhe po bashkohesh me forca si Levica apo VMRO-ja, dhe paraqiten si unifikim i derivateve të BD-së në shërbim të VMRO-së dhe Levicës, indirekt Rusisë.
Të gjithë nga i pari deri te i fundit kanë qenë pjestar të BDI-së, Taravari deri para një muaji ishte pjesë e kësaj qeverie që pastaj doli. Izet Mexhiti ka qenë anëtar i kësaj partike për 22 vite kur e pa se nuk mund të bëhej kryetar në vend të Ali Ahmetit u largua nga partia.
E vetmja parti që ka marrë guximin për të denoncuar veprimet ruse, duke i thënë jo Rusisë e po Evropës ka qenë BDI-ja.
Le të nënshkruajnë një deklaratëqë nuk do të kyqen në një qeveri e cila nuk është pro Evropoiane, e jo të bëhen në shërbim të VMRO-së dhe Levicës”, tha Grubi. /Indeks.mk

Related posts

Pesë vjet pa Adem Demaçin

e-max

Në cilat raste mund të shkarkohet një kryetar komune?

e-max

Xhaferit do t’i ndahet titulli “Doctor honoris causa” nga Kolegji universitar “Qiriazi” në Tiranë

e-max