GazetaMax
Lajme

“Grupi i zjarrit”: Ta kthejmë BDI-në, në pozitën siç zhvillohej plot 18 vite! (DOKUMENT)

Shkup, 24 Shtator – Duke patur parasysh gjendjen e krijuar organizative për brenda BDI-së gjate një periudhe dyvjeçare, jemi të detyruar të ngrejmë zërin dhe të reagojmë që atë të cilën e kemi krijuar me mish e me shpirt, pra Bashkimin Demokratik për Integrim, ta kthejmë në pozitën siç zhvillohej plot 18 vite- pra mirë të organizuar dhe mirë të strukturuar.

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është thjeshtë një parti politike, por BDI është vlerë, e cila 18 vite ka ruajtur dhe ka avancuar të drejtat e shqiptarëve, një familje e hapur dhe me konsultime brenda për brenda, pa privilegje individuale, me organe statutare dhe me rritje të vazhdueshme të trupit elektoral. Si te tille duhet patjetër ta kthejmë aty ku e ka vendin.

Ne konstatojmë:

– Në BDI gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake!
– Si pasoj e kësaj, vendimmarrja politike është bërë pronë individuale!
– Nuk ka debat dhe konsultime me bazat partiake!
– Zgjedhjet kadrovike janë shndërruar ne privilegj tē individit Artan Grubi!
– Nuk ka Llogaridhënie për punën e Qeverise dhe programin politik për gati dy vite!
– Për shkak të mosfunksionimit të jetës organizative të Bashkimit Demokratik për Integrim, ne konstatojmë se ka rënie të mbēshtetjes për partinē (Zgjedhjet e fundit ne Tetovë)!
– Sjellja arrogante dhe diletante e ekzekutivit në krye me Artan Grubin, kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet te strukturave dhe të votuesve!

Koncentrimi i pushtetit politik, programor e kadrovik tek individi dhe përjashtimi i strukturave meritore nga vendimmarrja politike dhe tendenca për tjetërsimin e BDI-sē, ka shkaktuar revoltë tek anètarésia mè meritore pèr fitoret e BDI-së në të kaluarën.

Pikërisht për këto arsye kërkojmë:

– Debat politik brenda partisë për tejkalimin e kësaj situate;
– Përgjegjësi dhe llogaridhënie nga mbajtësit e pushtetit ekzekutiv;
– Apelojmë që të ndërpritet “lufta” politike brenda llojit;

I bējme thirrje anëtarësisë dhe strukturave partiake që të angazhohen në evitimin dhe tejkalimin e këtyre dukurive dhe të kësaj situate;

– Kërkojmë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që të shfrytëzoje autoritetin e vet politik dhe statutar për gjetjen e një zgjidhje për ruajtjen e unitetit partiak, thuhet ne njoftim.

Emri dhe Mbiemri Nënshkrimi

Related posts

Pushteti dhe opozita u bashkuan në mbrojtje të vlerave antifashiste mbi të cilat bazohet shteti

Gazetamax.mk

Dijana Toska: Armiku po na përçanë, mos u bëni mashë e dashakeqësve

Gazetamax.mk

Stojanovska: LSDM po kërkon shpëtim dhe të ndajë përgjegjësinë

Gazetamax.mk