GazetaMax
Maqedoni

Grupi shkencor nga UT, të parit arrijnë në Agjencinë Europiane Hapësinore

Studentët e informatikës të vitit të tretë pranë Universitetit të Tetovës, të drejtuar nga profesori universitar Festim Halili, po qëndrojnë për një vizitë studimore në Romë të Italisë, më saktë në European Space Center, që ndryshe njihet edhe si NASA europiane.

Së bashku me studentët e informatikës, po udhëtojmë drejt Romës së lashtë të Italisë, si grup i parë nga rajoni, që do të bëjë vizitë studimore për të mësuar për teknologjitë e fundit inovative në Agjencionin Europian Hapësinor (ESA), kështu informoi për vizitën studimore Prof. Dr. Festim Halili i cili kryeson delegacionin me student që po qëndrojnë për vizitë studimore në Romë të Italisë, ndër të parët nga vendi dhe rajoni në një vizitë studimore në European Space Center.

Studentët e informatikës të vitit të tretë pranë UT-së do të ndjekin ligjërata në ESRIN EO Multimedia Centre, sistemet e shpërndara dhe visualizimet e të dhënave për observim të planetit Tokë, si dhe modelimet në inxhinieri softuerike dhe visualizimet e të dhënave.

Gjatë kësaj do të organizojnë prezantim mbi Aktivitetet e ESA, ESRIN dhe OE pasuar nga një vizitë në Qendrën Multimediale të ESRIN OE; që përfshinë një qendër vizualizimi të të dhënave të Tokës (Φ-Experience), një zonë ekspozimi të ruajtjes afatgjatë të të dhënave (Heritage Missions Walkthrough) dhe Qendrën e Vizitorëve të Esrin (EVC), e ndërtuar së fundmi, ku mund të merret një pasqyrë të ESRIN dhe aktiviteteve që ndodhin aty.

Related posts

DPHM: Nga dita e premte valë e ftohtë dhe të reshura më të mëdha të shiut dhe borës

Gazetamax.mk

Dimitrieska-Koçoska: Me përkrahjen e OECD-së, Maqedonia do të bëhet pjesë e vendeve që implementojnë standarde për shkëmbimin automatik të të dhënave

Gazetamax.mk

Arratisja e Grubit, LSDM-ja akuzon Toshkovskin

Gazetamax.mk