GazetaMax
Adrenaline

Guardiola: Nëse ndodh kjo e humbim titullin!

Pep Guardiola e ka shijuar fitoren e mbrëmshme të Manchester Cityt ndaj Brightonit.
“Citizens” triumfuan me rezultat 3:0 falë golave të Riyad Mahrez, Phil Foden dhe Bernardo Silva.
Me këtë rast, kampioni aktual i Anglisë e riktheu primatin në Premierligë me vetëm një pikë më shumë se Liverpooli, gjashtë ndeshje pa përfunduar sezoni.
Trajneri spanjoll e di se si mund të festojë në fund ekipi i tij në kampionatin anglez.“Sot e siguruam matematikisht kualifikimin për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Dikush mund të thotë se është një gjë normale, por jo, nuk është normale. Mjafton ta shikosh se sa skuadra të forta janë në luftë për katër pozitat e para. Ne tashmë jemi kualifikuar dhe kjo është e mirë”, deklaroi fillimisht ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut për “BBC Sport”.
“Sa i përket titullit, ne nuk jemi të çmendur: nëse gjatë rrugës i lëshojmë dy pikë, mjafton thjesht një barazim dhe Liverpooli mund të shpallet kampion. Nëse i fitojmë të gjitha, do të jemi ne kampionë. Lojtarët e dinë këtë dhe do të provojmë. Shpresojmë që lodhja të mos peshojë shumë, por e dimë ekzaktësisht se çfarë ndeshje të vështira na presin. Do të provojmë të luajmë si sot dhe t’i fitojmë të gjitha takimet. Nëse kjo ndodh, do të festojmë, nëse nuk ndodh, do ta komplimentojmë Liverpoolin”, përfundoi Guardiola.
City i kishte ikur goxha shumë Liverpoolit muaj më parë, por “Citizens” patën rënie të formës dhe gabime gjatë rrugës, ndërsa “Reds” ishin të pandalshëm dhe iu afruan liderit në vetëm një pikë.
Pra, gjashtë xhirot e fundit në Premierligë do të jenë mjaft “të nxehta” dhe emocionuese.

Related posts

Milan synojnë Brojën e Ziyech, por mund ta humbin Bennacer – Liverpool monitoron algjerianin

Gazetamax.mk

Katër Kombëtare i kërkojnë sonte dy bileta të Botërorit ‘Katar 2022’

Gazetamax.mk

Argjentina, Paraguai, Uruguai dhe Kili duan Kampionatin Botëror të vitit 2030

Gazetamax.mk