GazetaMax
Adrenaline

Handanovic apo Onana, Inzaghi ka marrë vendimin se kush duhet të jetë portieri i parë

Vazhdon të mbetet një çështje te Interi ajo e portierit se kush duhet të jetë titullar, kapiteni Samir Handanovic apo kamerunasi Andre Onana.
Portieri slloven ka bërë disa gafa në këtë fillim sezon, derisa shumë nga tifozët mendojnë se pozita e titullarit duhet t’i takojë portierit të ardhur këtë verë nga Ajax.
Por duket se Inzaghi ka vendosur se si do të veprojë me dy portierët në vazhdim të kampionatit, pasi bëhet fjalë për dy portierë që kanë cilësi të shkëlqyera.

Gazeta italiane Corriere della Sera ka raportuar se Inzaghi ka vendosur për rotacion në pozitën e portierit, mes Samir Hadanovic dhe Andre Onanas.
38-vjeçari do të vazhdoj të jetë portieri titullar në ndeshjet e kampionatit, ndërsa Onana do të jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjet e Evropës dhe në garat e Kupës se Italisë.

Këtë vendim Inzaghi e ka marrë prej kohësh dhe mendon se në këtë mënyrë të dy portierët do të jenë të lumtur.
Synimi i trajnerit italian është që të evitohet gabimi që bëri me Radun vitin e kaluar, ku rumuni nuk luajti kurrë dhe në momentin që iu dha mundësia bëri një gabim trashanik në Bologna që i kushtoi Interit me humbjen e titullit të kampionit.

Related posts

Kosova fiton ndaj Estonisë, nis mbarë në kualifikimet e Evropianit

Gazetamax.mk

Bad News Eagles luajnë sot përballë Enternal Fire

Gazetamax.mk

Marrëveshjen Sanches-Milan, e shkatërroi ky njeri

Gazetamax.mk