GazetaMax
Ballina

Hapat që duhen ndjekur kur merrni një vendim të rëndësishëm në jetë

Jeni përpara një dileme dhe nuk e dini si të gjeni përgjigjen e duhur? Këshillat e mëposhtme nga meditimi, deri te largimi i frikës do t’ju ndihmojnë të dëgjoni zemrën.
Jeni përpara një dileme dhe nuk e dini si të gjeni përgjigjen e duhur? Këshillat e mëposhtme nga meditimi, deri te largimi i frikës do t’ju ndihmojnë të dëgjoni zemrënJo të gjitha vendimet në jetën tuaj mund të jenë të lehta për t’u marrë, në disa raste duhet arsyetim i thellë dhe një shqyrtim i gjatë dhe i gjerë i fakteve. Gjithashtu, rezultati nuk ka përse të jetë gjithnjë pozitiv dhe ju jeni të lirë të bëni zgjedhjen tuaj.Ja se cilat janë disa nga mënyrat që do t’jua lehtësojnë vendimmarrjen:MeditoniProvoni të meditoni. Një vendim shumë i rëndësishëm për jetën tuaj vjen shumë rrallë dhe për këtë arsye duhet të merrni kohën e duhur për këtë praktikë. Qoftë meditimi në shtëpi apo një udhëtim i largët në Indinë rurale, efekti mund të jetë i njëjtë.Veçohuni për ca kohë nga të tjerët dhe gjeni një hapësirë të qetë meditimi ku të dëgjoni zemrën tuaj. Çfarë ju thotë ajo për idenë që keni në kokë? Largimi i përkohshëm i vetes suaj nga të gjithë stimujt dhe idetë e jashtme të atyre që duhet të jeni ju lejon të keni akses në vlerat tuaja të brendshme dhe të merrni vetë në dorë drejtimin e jetës.Monitoroni reagimin fizikKur ju ofrohet një iniciativë e re që do t’ju ndihmojë të bëni para në karrierën tuaj, duke filluar një nismë të re, ju duhet të filloni automatikisht të matni përveç nivelit intelektual, edhe reagimin tuaj trupor.Ndonjëherë rezulton se mendja mund të jetë shumë e trazuar për një ofertë të caktuar, por trupi juaj mund të ketë një përgjigje shumë më të qartë. Nëse mendoni ta pranoni ofertën dhe muskujt ju shtrëngohen ndërsa trupi ju tendoset, kjo do të thotë se duhet ta refuzoni ofertën. Gjë që automatikisht do t’ju çojë në çlirim mendor.Konsideroni skenarin më të mirëNe shpesh mendojmë për skenarin më të keq përpara se të marrim një vendim. Por ky lloj mendimi mund të dalë shpejt nga kontrolli. Në vend që të filloni dhe të mendoni për katastrofat teorike që mund t’ju ndodhin, ktheheni mendimin tuaj në aspektin pozitiv.Parashikoni skenarin më të mirë që mund të vijë bazuar në vendimin tuaj. Kjo gjë do t’ju lejojë të merrni një vendim pa u eklipsuar nga dyshimi shkatërrimtar. Ju mund ta mendoni mundësinë e re si diçka që ka ardhur në jetën tuaj për një qëllim të mirë.Shmangni kërkimin për një këshillë direkteNë vend që të pyesni të tjerët se çfarë duhet të bëni për një vendim të caktuar që ju ka nxjerrë në udhëkryq, zgjidhni një taktikë të ngjashme. Pyetini të tjerët se si do ta merrnin një vendim të tillë dhe jo se çfarë do të bënin po të ishin në vendin tuaj. Ky është një dallim shumë i madh, pasi ju mëson rrugën dhe jo vendimin. Në fund të fundit, jeta është e juaja dhe pasojat do të rëndojnë mbi ju, për këtë arsye bëhuni ju timonieri i jetës suaj.
Kultivoni një mentalitet suksesi
Ne jemi mësuar me idenë se atje jashtë nuk ka kurrë punë të mjaftueshme, burime, para dhe hapësirë. Në vend që të anoni në këtë drejtim kur po peshoni një vendim të rëndësishëm të jetës suaj, mendoni të kundërtën.
Thojini vetes se nëse punoni shumë do të siguroni një mundësi të shkëlqyer pune ne të ardhmen dhe se do të jeni shumë të suksesshëm, jo vetëm këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera.
Analizoni tonin
Kur dëgjoni zërin në kokën tuaj që ju thotë të pranoni një ofertë mbi të cilën po mendoheni, mos mendoni vetëm një justifikim të zbrazët. Dëgjoni cilësinë e mendimit tuaj që po ju nxit drejt vendimmarrjes dhe përpiquni të kuptoni më mirë se sa i rëndësishëm është ai në përmbajtje.
I rezistoni frikës
Nëse keni frikë se diçka e bukur do të ndodhë pa qenë edhe ju të pranishëm, një epidemi e brezit tonë, përpiquni t’i rezistoni. Ndjekja e gjërave vetëm prej frikës se do ta humbni mundësinë për të qenë aty është njëlloj sikur të merrni ilaçe, ndërkohë që nuk jeni sëmurë.
Jeta ecën përpara, jo mbrapa. Edhe nëse e humbisni diçka dhe ndieni pendesë, përsëri duhet të vazhdoni përpara. Ne nuk mund të bëjmë gjithçka pa u marrë edhe me përgjegjësitë tona. Mësoni të jetoni me pendesën.
Pyeteni veten mirë
Një ide e mirë është ta vini veten përballë një pyetjeje të tillë: nëse jeni në autostradë dhe makina përpara jush merr një kthesë për të dalë prej saj, ju do të dilni gjithashtu? Sigurisht që jo. Ju keni destinacionin tuaj dhe duhet t’i keni mendimet të qarta.
Mësohuni me frikën
Ndonjëherë duhet ta identifikoni frikën tuaj dhe të punoni në atë drejtim për ta zgjidhur atë. Në rastin e marrjes së një vendimi që do t’ju ndryshojë jetën, duhet të mësoheni me frikën dhe të kuptoni se rreziqet janë pjesë e jetës. Rëndësi ka të jeni të bindur për atë që po bëni dhe të jetë vendimi më i mirë që mund të merrni bazuar në rrethanat aktuale.

Related posts

Pesë miliarderët që nuk kanë mbaruar as shkollën e mesme

Gazetamax.mk

Bani Rama rikthehet shumë shpejt me një projekt të bukur muzikor

Gazetamax.mk

Gjërat që duhet t’i keni në dollap këtë vjeshtë

Gazetamax.mk