GazetaMax
Lajme

Hetimi i Kongresit/ Redfield: Virusi doli nga laboratori, prandaj më hoqën

Ish-kreu i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka deklaruar se u “mënjanua” nga posti që kishte për pikëpamjet e tij mbi origjinën e pandemisë Covid-19.

Dr. Robert Redfield ishte dëshmitari kryesor në seancën e parë publike të një komiteti të Kongresit Amerikan, në të cilin po hetohet se si u shfaq koronavirusi. Ai tha se ishte përjashtuar nga diskutimet e hershme rreth origjinës së virusit pasi dyshonte se bëhej fjalë për rrjedhje nga laboratori.

Ndërkohë, shumë shkencëtarë theksojnë se nuk ka asnjë provë që Covid ka dalë nga ndonjë laborator. Sipas disa studimeve, virusi kaloi nga kafshët e egra te njerëzit në Wuhan, Kinë. Vendi i dyshuar i këtij kalimi që rezultoi tragjik është tregu i produkteve të detit dhe kafshëve të egra të qytetit. Tregu është afër Institutit të Virologjisë në Wuhan, një laborator lider në botë për viruse që ka kryer kërkime për koronaviruset.

Dr. Redfield, i cili drejtoi Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kur filloi pandemia në vitin 2020, ishte një përkrahës i hershëm i teorisë së rrjedhjeve laboratorike. Ai i tha nënkomisionit të zgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve, të formuar nga shumica e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, se nuk ishte “shkencërisht e besueshme” për të që virusi kishte origjinë natyrore.

Sipas asaj që ai deklaroi, Redfield u mënjanua në fillim të pandemisë dhe u përjashtua nga takimet pasi pikëpamjet e tij nuk ishin në përputhje me shkencëtarët e tjerë të mëdhenj si Dr. Anthony Fauci, fytyra de-fakto e përgjigjes ndaj pandemisë së SHBA.

“Më thanë se ata donin një rrëfim të vetëm dhe se padyshim që unë kisha një këndvështrim tjetër”, tha ai. “Shkenca ka debat dhe ata e kanë shtypur çdo debat”.

Dr. Redfield foli gjithashtu për kundërshtimin e tij ndaj të ashtuquajturit kërkimi i fitimit të funksionit, në të cilin viruset manipulohen për t’u bërë më infektues në mjediset laboratorike.

Ai tha se agjencitë amerikane ka të ngjarë të kenë financuar një kërkim të tillë në institutin Wuhan.

Related posts

Ende nuk kënaq lufta kundër korrupsionit, ndërgjegjësimi i qytetarëve është rritur

Gazetamax.mk

Kërcënon Dodik: Ka një vendim për ndarjen e Bosnjës

Gazetamax.mk

Biznesi kërkon departizim të institucioneve për lehtësimin e procesit negociues me BE-në

Gazetamax.mk