GazetaMax
Lajme

Historike/ Edhe mediat e rajonit shkruajnë për nënshkrimin e marrëveshjes për fillimin e ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10-D

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar kontratën për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka bërë me dije se ky është investimi më kapital në historinë e këtij shteti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se projekti do të kushton 1.3 miliardë euro.

Sipas tij, ky projekt nënkupton krijimin e një infrastrukture bashkëkohore rrugore në shtrirje prej rreth 110 kilometra.

U vendosën nënshkrimet në Marrëveshjen mes Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit “Bechtel Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D! Kur e filluam këtë proces me bashkëpunëtorët e ekzekutivit ishim plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që duheshin tejkaluar, për punën e madhe që duhej bërë, besonim në sukses dhe ja ERDHI DITA që të rrumbullakësojmë edhe hapin e fundit juridik me të cilin fillojmë realizimin e investimit më të madh kapital në historinë e vendit, të një rëndësie jetike për zhvillimin e vendit dhe mbarë rajonit”, ka shkruar Grubi.

Më tej, ai ka tregua detaje të projekti.

1.3 miliardë euro është vlera e përgjithshme e investimit të këtyre projekteve që nënkupton krijimin e një infrastrukture bashkëkohore rrugore në shtrirje prej rreth 110 kilometra, edhe atë autostrada të reja me nga tre korsi në akset rrugore: Tetovë – Gostivar – mbi 17 km; Gostivar – Bukojçani 30.3 km; Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë rreth 22 km; Prilep – Manastir rreth 40 km.
Shpreh mirënjohje për angazhimin e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces historik dhe falënderim ndaj Ambasadës së 🇺🇸 për përkrahjen e madhe
”, ka shkruar Grubi.

https://nacionale.com/politike/historike-maqedonia-miraton-kontraten-per-fillimin-e-ndertimit-te-korridoreve-8-dhe-10-d?fbclid=IwAR11SK_iAR6HGzHf0ct3o-SkJdV2BB119jRk75kw7wYABgRt-AdsjOETdI0

Related posts

Jep dorëheqje kryetarja e këshillit gjyqësor, Pavlinka Crvenkovska

Gazetamax.mk

LSDM: Që nga fillimi i vitit pensionet janë rritur për 10%

Gazetamax.mk

Rumania ofroi mbështetje psikologjike për gratë shtatzëna, përse nuk e bën këtë edhe Maqedonia e Veriut?

Gazetamax.mk