GazetaMax
Ballina

Hoqi dorë nga muzika për t’ju përkushtuar fesë Islame, Fero publikon foton duke u falur në rrugë

Disa javë më parë, reperi i njohur Fero Fera njoftoi fansat e tij se kishte vendosur të largohet përfundimisht nga muzika pasi tashmë ai i është përkushtuar fesë Islame.

Përmes një deklarate të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, artisti u shpreh se ishte i penduar për muzikën që kishte bërë, ndërsa i kërkoi fansave të tij që të mos e dëgjojnë më muzikën e tij.

LEXO EDHE:

Luizit ia sjellin në ‘majë të hundës’: “Njëlloj sikur Kiara në Big”

E teksa tashmë, artisti në qendër të vëmendjes nga fansat e tij, reperi ka treguar publikisht tashmë se është kthyer në një mysliman të devotshëm.

E së fundmi ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke falur namazin në mes të rrugës, ndërkohë që ka ndaluar dhe makinën e tij luksoze.

“Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato″, shkroi reperi krahas posti

Kujtojmë se ky ndryshim i menjëershëm i Feros ishte pas divorcit të bujshëm me partneren e tij, Arbenita Ismajlit, të cilën reperi e kërcënoi me jetë nëse modelja do të largohej nga shtëpia së bashku me vogëlushen e tyre, Ninën.

E më pas, Arbenita e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.

Related posts

Katër këshilla për të transformuar një mënyrë jetese toksike

Gazeta Max

Dhimbja në pjesë të caktuara të trupit mund të zhduket nëse shtypni këto pika në vesh

Gazeta Max

Fustani i nusërisë më i shikuar në internet

Gazeta Max