GazetaMax
Lajme

Hoxha: Zbatimit në praktikë i Ballkanit të Hapur, i duhet mbështetja e BE dhe SHBA

Shkup, 9 Qershor – Kryetar i Odës Ekonomike Veriperëndimore, Nebi Hoxha në një shkrim të tij postuar në facebook ka elaboruar mirë Samitin dhe projektin tashmë shumë të përfolur Ballkani i Hapur duke theksuar se nisma të ngjashme lehtësojnë bashkëpunimin rajonal në shumë sfera ekonomike.

“Para të starton projekti Ballkani i Hapur, duhet të përmend disa nisma apo projekte të ngjashme që synojnë të lehtësojnë bashkëpunimin rajonal në shumë sfera ekonomike si dhe të avancojnë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE. E para ishte Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, e cila u ndryshua në mënyrë thelbësore dhe anëtarësimi i saj u zgjerua për të krijuar CEFTA-n në vitin 2006. Nënshkruesit e CEFTA 2006 janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)”, shkruan kështu Hoxha.

Sipas tij, procesi i Berlinit është një nismë e udhëhequr nga Gjermania që synon të lehtësojë bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

“Ideja e dytë u iniciua nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2014 me Procesin e Berlinit. Procesi i Berlinit është një nismë e udhëhequr nga Gjermania që synon të lehtësojë bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BB6) – Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë veriore, Malit të Zi dhe Serbisë. Samiti, i mbajtur në Gjermani, Austri, Francë dhe Itali, ndihmoi në vendosjen e komunikimit midis liderëve ballkanikë, si dhe në hartimin e disa projekteve infrastrukturore dhe nismave rajonale. Megjithatë, shumë çështje mbeten të pazgjidhura, ndërkohë që bashkëpunimi i BB6 nuk po përparon shumë. Progresi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk e ka hequr bllokadën e Beogradit për anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare. Në vitin 2015, qeveritë miratuan një Deklaratë për Bashkëpunimin Rajonal dhe Zgjidhjen e Çështjeve Dypalëshe, megjithatë marrëdhënia mbetet e tensionuar”, vlerëson më tej Hoxha.

Që një ide e tillë të funksionojë, nevojiten marrëdhënie të mira fqinjësore, kemi stagnim në terren dhe nuk shohim rezultate pozitive duke pasur parasysh infrastrukturën rajonale, shton më tej Hoxha.

“Pra kemi dy iniciativa me shumë pak rezultate. Fillimisht Minishengeni dhe më pas Ballkani i Hapur, ishte një nismë e Serbisë për qarkullimin e mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve. Duke qenë se Serbia ka një suficit të theksuar tregtar me vendet fqinje, ajo kërkon akses më të lehtë në tregun ballkanik me konkurrencë të dobët. Që një ide e tillë të funksionojë, nevojiten marrëdhënie të mira fqinjësore. Kemi stagnim në terren dhe nuk shohim rezultate pozitive duke pasur parasysh infrastrukturën rajonale. Në vitin 2003 nënshkruam marrëveshjen me Bullgarinë për Korridorin 8 dhe pas 20 vitesh jemi ende në një situatë larg asaj që duhej. Qeveritë në rajon nuk janë në sinkron kur bëhet fjalë për lidhjen e infrastrukturës, veçanërisht të kryeqyteteve. Pritjet e zgjatura kufitare sjellin kosto shtesë për biznesin. Pengesat e shumta doganore dhe mospranimi i certifikatave të ndërsjella për produktet ushqimore krijojnë gjithashtu mosbesim reciprok. Të gjitha këto dhe shumë iniciativa të tjera na bëjnë skeptikë për të besuar në zbatimin praktik të marrëveshjeve të tilla. Ballkani i hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe duke e ditur se Kosova është në zemër të Ballkanit, ajo i lidh të gjitha vendet dhe pa Kosovën nuk do të arrihet efikasiteti ekonomik. Zbatimi praktik efektiv medoemos kërkon mbështetje dhe monitorim nga BE dhe SHBA”, vlerëson për fund në shkrimin e tij, Nebi Hoxha – Kryetar i Odës Ekonomike Veriperendimore.

Related posts

Shaqiri dhe studentët sot debatojnë për avancimin e ligjit për subvencionimin e racionit për studentë

Gazetamax.mk

Qytetarët vështirë t’i paguajnë këstet mujore!

Gazetamax.mk

Kyçyk: Bullgaria po bëhet vend problematik i cili e pengon zhvillimin e BE-së

Paraburgimi i Muhamed Zeqirit vazhdohet edhe për 30-të ditë tjera

Gazetamax.mk

Gastronomët përballen me vështirësi të shumta

Gazetamax.mk

Shqiptohen 175 masa në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

Gazetamax.mk