Hoxhaj kërkon që Qeveria ta vizitojë NATO-n dhe t’i shohë mundësitë e anëtarësimit

Date:

Hoxhaj: Qeveria duhet ta vizitojë NATO-n dhe t’i shohë mundësitë e anëtarësimit.
“Qeveria duhet ta vizitojë selinë e NATO-s dhe të shohë pritjet për anëtarësimin e Kosovës”.
Kështu deklaroi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, derisa theksoi se “mbrojtja e vendit fillon nga jashtë”.
Ndaj, sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë “prioritet mbi prioritete”.
“Aplikimi do të mund të bëhej dhe të përmbushej brenda një kohe të shkurtër, sikurse edhe një koordinim me partnerët tanë. Nëse ne kemi pasur prirje se një marrëveshje Kosovë-Serbi, duhet ta sjellë një njohje të ndërsjellë, kjo është shumë e largët duke parë situatën në Ukrainë, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete gjatë 2022”, u shpreh ai.
E kësaj deklarate i është përgjigjur, ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se Qeveria po punon në adresimin e kërkesave.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

E keni dëgjuar super bashkëpunimim ” Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Ata janë artistë të njohur të folkut shqiptar, me...

Njihuni me Bajrush Berisha që solli në Ramazan “Mirësevjen Dashuri”

Ai është vetëm 22 vjeç por që kur ka...

Grubi: Ftoj edhe VMRO-në të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të...

Flamur Rudi djali nga Prizreni që mendon për atmosferën e shqiptarëve në Gjermani

Ai është një djalosh bukurosh me origjinë nga Prizreni...