GazetaMax
Sport

Humbja 3-0, Mbappe kritika shokëve: Të kemi më shumë respekt për veten dhe tifozët!

PSG po shfaq oshilacione në këtë fazë të sezonit. Eliminimi nga Champions League ka sjellë zemërimin e tifozëve, të cilët kanë shfryrë dufin ndaj Neymar, trajnerit dhe drejtuesve të klubit.

Kritikave nuk u ka shpëtuar as Leo Messi për rendimentin e tij të dobët në fushën e lojës. PSG humbi 3-0 në Montekarlo përballë Monacos të dielën, duke regjistruar disfatën e katërt në kampionat.

Kylian Mbappe foli troç pas humbjes me ish-ekipin e tij, duke ftuar shokët e skuadrës të reagojnë dhe të sigurojnë sa më shpejt titullin kampion. PSG kryeson Ligue 1 me 12 pikë më shumë se Marseille e vendit të dytë

Humbëm ndaj një ekip të fortë, që luajti në kompeticionet europiane. Kundërshtari u fut në fushë për fitore dhe ia doli të vendoste në praktikë planin që kishte përgatitur.

Ata e merituan fitoren kundër nesh, shpresoj që Monaco të sigurojë një biletë europiane për sezonin e ardhshëm. Objektivi ynë është t’i dhurojmë PSG-së titullin e dhjetë kampion.

Mund të fitojmë ndeshje nga 8-0 apo 9-0, në fund përsëri njerëzit do të flasin për eliminimin nga Champions League. Duhet të jemi profesionistë, të kemi më shumë respekt për veten dhe njëri-tjetrin.

Duhet të respektojmë edhe tifozët, të cilët na mbështesin gjithmonë. Në ndeshjen me Monacon nuk e bëmë, nuk treguam fare respekt për veten tonë”, deklaroi ylli i ekipit francez.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll…


Your answer:

Correct answer:

You got {{SCORE_CORRECT}} out of {{SCORE_TOTAL}}

Related posts

Gazetari spanjoll e pyet Guardiolën nëse Man City do t’i bëjë Real Madridit një korridor nderi, trajneri hutohet pas pyetjes

Gazetamax.mk

Drita dhe Ballkani kërkojnë të rikthehen te fitoret, super ndeshje zhvillohet edhe në Podujevë

Gazetamax.mk

Rikthehet futbolli në ligat evropiane – sot fillojnë Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1

Gazetamax.mk