GazetaMax
Ballina

Hungaria thërret në bisedë ambasadorin ukrainas

Ministria e Jashtme hungareze ka thirrur në bisedë ambasadorin e Ukrainës, për shkak të, siç tha, deklaratave fyese ndaj qëndrimit të Hungarisë lidhur me luftën në Ukrainë.

“Është koha që udhëheqja ukrainase të ndalë fyerjet drejtuar Hungarisë dhe të pranojë vullnetin e popullit hungarez”, tha të mërkurën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Ai iu referua fitores në zgjedhjet e 3 prillit të partisë në pushtet Fidesz të kryeministrit Viktor Orban.

Hungaria ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Por, kryeministri Orban ka thënë se nuk do të lejojë që territori i Hungarisë të përdoret që shtetet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian të dërgojnë armatime në Ukrainë.

Related posts

Çfarë do të thotë të ëndërrosh se je shtatzënë

Gazeta Max

Donacioni më i madh në shëndetësi – me 16 milionë denarë Makstil e rinovoi tërësisht Repartin e Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë

Gazeta Max

Aktori i njohur turk bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri interesant i bebit

Gazeta Max