GazetaMax
Lajme

I punësuari në NQP Shkup kërcënon se do të eksplodojë bombë gjatë protestave, arrestohet nga policia

Shkup, 19 tetor – Zyrtarët policorë sot kanë arrestuar personin J.I i punësuar në NQP Shkup. Arsyeja për këtë është se ai u ka dërguar e-mail të gjithë drejtorëve të ndërmarjes, shërbimeve të financave, shërbimeve administrative dhe të tjerëve, me kërcënime se përshkak mos dhënies së pagave, po planifikon të vendosë bombë në një autobus të NQP e cila do të eksplodonte gjatë kohës së protestave.

Për këtë arsye, NQP Shkup ka vendosur t’i tërheqë nga qarkullimi të gjithë autobusët.

MPB po ndërmer masa për kontrolle antiterroristike për zbardhje të plotë të rastit./Zhurnal.mk

Related posts

QMK: Gjashtë zjarre aktive, është intervenuar në gjithsej 38

Gazeta Max

Petliçkovski: Nuk mund të jemi të sigurt se kriza me Kovid-19 ka përfunduar, por do të kemi disa muaj të qetë

Gazeta Max

Muhamet Elmazi në bashkëbisedim me Forumin e Grave të VLEN-it në Saraj: Zëri i grave është forcë për ndryshim

Gazeta Max