GazetaMax
Lajme

I shpëtoi Holokaustit, 96-vjeçari vritet nga rusët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ukrainë.
Një 96-vjeçar, që ka mbijetuar i kampeve të përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është vrarë gjatë një sulmi me bombë në qytetin ukrainas, Kharkiv, kanë raportuar mediat gjermane, transmeton the Guardian.
Boris Romantschenko, i mbijetuar i Holokaustit, ka vdekur të premten, pasi shtëpia e tij u godit nga një projektile, ka thënë mbesa e tij.
Ai ka qenë pjesë e disa kampeve të përqëndrimit, gjatë Luftë së Dytë Botërore, ndërsa fondacionet e krijuara në kujtim të atyre kampeve, kanë reaguar pas vrasjes së tij.
Romantschenko është njohur për fushatën që ai e ka bërë, për t’u mos harruar krimet e Nazistëve.
Kharkivi është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë dhe ai ka qenë prej caqeve kryesore të bombardimeve, prej kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Related posts

SHBA: Mbrojmë Ballkanin nga Rusia, Prishtina ka ngritur alarmin për rritjen e kërcënimit

Gazeta Max

Takimi Osmani- Kuinti i ambasadorëve të OSBE-së: Maqedonia e Veriut e gatshme t’i sigurojë OSBE-së udhëheqje politike

Gazeta Max

‘Iku e gëzuar atë mëngjes’! Rrëfimi prekës i nënës për vdekjen e papritur të 14-vjeçares

Gazeta Max