GazetaMax
Ballina

Inaugurohet Mozaiku “Shqipëria”, restaurimin u bë me mbështetjen e BE

Nën restaurim prej majit 2021, është inauguruar Mozaiku “Shqipëria” i Muzeut Historik Kombëtar.

Mozaiku “Shqipëria” është hapur sot (17 maj 2023) për publikun, ndërsa në inaugurim ishte prezent në praninë e ambasadores së BE, Christiane Hohmann dhe ministres së Kulturës Elva Margariti.

Restaurimi i këtij mozaiku u mundësua nga programi “EU4Culture”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe pati një kosto rreth 1 mln euro.

Mozaiku “Shqipëria” u përurua bashkë me Muzeun Historik Kombëtar në vitin 1981 dhe me kalimin e vite pjesë të saj kishin pësuar dëmtime.

Restauruesve iu desh një punë prej 2 vitesh për këtë mozaik, ndërsa gurët u morën po në Venecia ku u prodhuan origjinalët.

Ky mozaik ka një sipërfaqe prej 565 m2, përmban 123 tone ngjyrash dhe u ndërtua nga Vilson Kilica, Josif Droboniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini, Aleksandër Filipi.

Related posts

Ademi: Për çfarëdolloj ndryshimi apo plotësimi të Kodit zgjedhor nevojitet konsensus ndëretnik dhe ndërpartiak

Gazeta Max

Vjen super balada nga Kaltrina Gosalci quhet “Ku je” e gjeni kudo në platformat

Gazeta Max

Ministri Bekteshi i ndihmon Strugës dhe Ohrit, edhe të Dielën të punohet në vendet turistike

Gazeta Max