GazetaMax
Lajme

Inspektorët kërkojnë ndryshimin e modelit të mbikqyrjes inspektuese komunale

Shkup, 29 shtator – Mbi 72 për qind e inspektorëve lokalë mendojnë se modeli ekzistues i mbikëqyrjes inspektuese komunale duhet të pësojë ndryshime, ndërsa që të jetë më efikas, gati gjysma (47,9 për qind) vlerësojnë se duhet të zëvendësohet me shërbimet inspektuese në nivel rajonal. Gati një e katërta e të anketuarve (24 për qind) angazhohen për sistem të centralizuar të shërbimeve inspektuese dhe po aq mendojnë se modeli ekzistues është i mirë.

Këtë e tregojnë rezultatet nga sondazhi onlajn që në kuadër të projektit “Shërbime lokale inspektuese në interes të qytetarëve”, e zbatoi OJQ Infoqendra së bashku me organizatat partnere Spektar nga Kriva Pallanka dhe Qendra e bashkësisë së komunës së Strugës, në qershor të këtij viti. Përmes sodnazhit, të zbatuar në mënyrë anonime, janë mbledhur dhe sintetizuar përvojat e 96 inspektorëve lokalë për zbatimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese (LMI) dhe ligjet të tjera lidhur me punën e tyre, si dhe propozimet e tyre për përmirësimin e kornizës ligjore, modelin e funksionimit, pavarësinë, efikasitetin dhe kompetencën e shërbimeve lokale inspektuese.

Sondazhi për implementimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese është zbatuar në kuadër të projektit “Shërbime inspektuese lokale në interes të qytetarëve”, të mbështetur nga programi CIVIKA Mobilitas.

Related posts

A ia hodhën, apo ua hodhi? Ç’domethënie ka kandidatura e Taravarit për president në LEN, a e shpëton karrierën politike?

Gazeta Max

Zajkova: Qeveria nuk po bën asgjë për reforma në gjyqësi, dikujt i konvenon kjo gjendje

Gazeta Max

Kovaçevski-Stoltenberg: Maqedonia e Veriut do ta përshpejtojë procedurën për miratimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Gazeta Max