GazetaMax
Lajme

Inspektorët në terren për çmimin e bukës, ligji parashikon dënime nga 800 deri në 10 mijë euro

Inspektorët janë në terren për të parë nëse është duke u respektuar vendimi i Qeverisë për vendosjen e marzhës së çmimeve të bukës prej 33 denarëve. Drejtori i Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ka bukë të mjaftueshem e cila po shitet sipas vendimit qeveritar.

Ai theksoi se inspektorët janë në terren dhe shtoi se së shpejti pritet të ngrihen edhe çmimet e produkteve të tjera bazë të ushqimit. Trajkovski ka paralajmëruar se nëse konstatohet shkelje e vendimeve do të vijojnë gjoba në përputhje me Ligjin për Tregti.

GORAN TRAJKOVSKI, DREJTOR I INSPEKTORATIT TË TREGUT

“Gjobat janë të larta dhe shkojnë nga 800 deri në 10.000 euro, prandaj bëj apel që të respektohen vendimet. Ne si institucion jemi ende në terren për të monitoruar situatën dhe për të vepruar në rast të shkeljeve të mundshme të dispozitave ligjore! Qytetarët nuk duhet të vuajnë për interesa personale të të tjerëve”

Tarjkovski ka theksuar se masat kanë për qëllim lehtësimin e gjendjes së qytetarëve në një periudhë të tillë krize dhe abuzimi i tyre është absolutisht i papranueshëm. Sipas tij, kriza nuk është kohë për të menduar vetëm për veten dhe për përfitimin, por është e nevojshme të kemi mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit, të ndihmojmë dhe të jemi solidarë.

Vendimi qeveritar për ngrirjen e çmimit të bukës vjen pasi u konstatua se shumica e prodhuesve të bukës nuk e kishin ulur vullnetarisht çmimin edhe pse përfitonin energjinë elektrike të subvencionuar. Pas këtij konstatimi, Qeveria gjithashtu vendosi që t’i japë fund edhe subvencionimit të rrymës për këto ndërmarrje.

Related posts

​Sekuestrohen 700 litra vajra motorike të kontrabanduara

Gazetamax.mk

S’ka marrëveshje sepse Qyteti i Shkupit s’ka të holla t’u paguajë borxhin, qytetarët ngelen pa transportin privat

Gazetamax.mk

Dërgesa e gazit natyror nuk është në rrezik, edhe nëse ndërpritet ka alternativa tjera

Gazetamax.mk