GazetaMax
Lajme

Instituti patriotik i VMRO-DPMNE-së: Më 4 shkurt “roja heroike” do të jetë te varri i Dellçevit tërë ditën

Shkup, 29 janar – Kryetari i Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Pandov, thotë se në prag të shënimit të 4 shkurtit – ditëlindjes së heroit maqedonas, Goce Dellçev, udhëheqësia e Institutit do të organizojë një “rojë heroike”, e cila do të qëndrojë te varri i revolucionarit tërë ditën.

Pas seancës së sotme të Komitetit Qendror të Institutit Patriotik, Pandovi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe adhuruesve të veprës së Dellçevit të vijnë dhe ta nderojnë heroin e madh.

“E dënojmë shovinizmin dhe politikat mohuese që vijnë nga Bullgaria dhe që në mënyrë shtesë nxiten nga disa individë të politikës bullgare. Së dyti, i bëjmë thirrje të hapur Qeverisë që të reagojë me më shumë energji në lidhje me politikën mohuese dhe të ndërmarrë masa adekuate që do të garantojnë respektimin e identitetit dhe veçorive tona. Për çdo mohim ndaj ekzistencës së popullit maqedonas dhe karakteristikave të tij duhet të ketë notë proteste dhe reagim nga institucionet maqedonase. Shteti ekziston për popullin, e jo populli për shtetin.”- deklaroi Aleksandar Pandov, kryetar i institutit patriotik të VMRO-DPMNE-së.

Related posts

Ministri Osmani takoi ambasadoren e re amerikane, Angela Prajs Ageler

Gazetamax.mk

Rrëfehet Miss Hungaria, Viktoria Jazmin: Si e përjetova makthin me biznesmenin shqiptar në Ohër

Gazetamax.mk

Bardhi paralajmëron dorëheqjen e Bashës

Gazetamax.mk