Inter të interesuar për huazimin e Lukaku.
Inter po shqyrtojnë opsionet për të siguruar Romelu Lukakun në formë huazimi.
Ylli belg, Romelu Lukaku vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm te skuadra e Inter, pas aventurës jo të mirë me skuadrën e Chelsea.
Sipas ‘Calciomercato’, Inter janë të interesuar të kthejnë Lukakun, por kësaj radhe në formë huazimi, përcjell lajmi.
Lojtari bëri bujë të madhe muaj më parë, kur në një intervistë për media italiane shprehu haptazi pakënaqësinë e tij me ‘Blutë’.
Ai përmendi mes tjerash se zemra e tij vazhdon të jetë me Inter, ku sipas tij kaloi periudhën më të mirë në karrierë.
Inter nuk kanë mundësi që të paguajnë kartonin e lojtarit, por duan që të bëjnë një lëvizje në formë huazimi, që do t’i kushtonte më pak.
Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat konkret që ‘Zikaltërit’ do të bëjnë gjatë verës.
Të fundit në përqindje
Shkup, 27 janar – Në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një mekanizëm i cili
Shkup, 27 janar – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie
Shkup, 27 janar – Nga fillimi i gjysmës së dytë të vitit shkollor nuk është shënuar
Shkup, 27 janar – Në vitin e ardhshëm pres forcimin edhe më intensiv të solidaritetit dhe
Shkup, 27 janar – Kompanitë ajrore “Viz er”, “Lufthanza” dhe “Ejxhian erllajns” dorëzuan oferta në tenderin