GazetaMax
Kuriozitete

Inter- Milan, formacionet zyrtare

Interi dhe Milani derbin kthyes në Kupën e Italisë – formacionet zyrtare.
Interi dhe Milani zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë në kërkim të një vendi në finale.
Sfida e parë ndërmjet skuadrave rivale nga qyteti i Milanos – e njohur si Derby della Madonnina, e zhvilluar në fillim të muajit mars, ishte mbyllur pa gola.
Trajnerët Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli kanë bërë përzgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë nga fillimi i takimit.
Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Correa.
Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud.
Skuadra që e fiton derbin e sotëm (e martë), në finale do të luajë kundër fituesit të duelit ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinas.

Related posts

Dida largohet nga Milani për motive personale! Kthehet në Brazil

Gazeta Max

Fabregas arrin marrëveshje për transferimin tek Como

Gazeta Max

Fernandes ka marrë vendimin, këtë fanellë do ta vesh sezonin e ardhshëm

Gazeta Max