GazetaMax
Ballina

Intervista që dha për mediat serbe, Edona: Jam paguar shumë, por nuk e kam bërë për ta dëmtuar Kosovën

Edona James, e cila u bë njohur për botën publike gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Kosova, është bërë së fundmi tema e diskutimeve të shumta në rrjetet sociale.

Ajo u vlerësua pozitivisht për sjelljen e saj të butë dhe të sjellshme në shtëpinë e Big Brother, por në të njëjtën kohë u përball me kritika të ashpra nga publiku për një intervistë të dhënë vite më parë në mediat serbe.

Edona ka zgjedhur të japë sqarime për këtë çështje në emisionin “Sol” të Klan Kosovës, duke theksuar qëllimet dhe motivet e saj prapa asaj interviste.

Ajo ka deklaruar: “Kam komente që më shkruajnë ‘o serb’ ose ndonjë të tillë, por unë nuk jam ndjerë kurrë serbe dhe nuk do të ndihem asnjëherë.

Unë e di çka ka ndodh ndaj nesh, dhe nuk e harroj kurrë”, deklaroi Edona në emision.

Artisja theksoi se veprimi i saj nuk ishte i destinuar të shkaktonte asnjë dëm për Kosovën, dhe se ajo është e vetëdijshme për vuajtjet dhe sakrificat e popullit shqiptar.

Edona gjithashtu u shpreh se si artiste, ajo ka ndjekur mundësitë e karrierës, duke përfshirë edhe marrjen e disa ofertave luksoze në atë kohë që kanë përfshirë page të majme.

“Një shqiptari është quar në këmbë për të m’i thënë të gjitha të zezat,” tregoi ajo, duke folur për përvojat e saj me bullizimin dhe ofendimet që ka përjetuar.

Edona shprehu gjithashtu se nuk ka pasur asnjëherë qëllimin të bënte diçka që do të lëndonte imazhin ose interesin e Kosovës.

Duke mbyllur sqarimin e saj, Edona James u shpreh: “Unë këtë nuk e kam bërë në dëm të Kosovës, për t’i bërë dëm vendit tim ku jam rrit, ku i kam rrënjët”.

Related posts

Përfitimet e shumta shëndetësore nëse hani dy lugë mjaltë në ditë

Gazetamax.mk

Sapo janë publikuar dy projektet në një klip nga talenti Nikoll Prenqi

Gazetamax.mk

Festim Halili: Në Xhermë kryetar të Forumit rinor zgjodhëm Shkëlqim Rushanin kurse Lulzim Ismailin në Çarshi të Epërme

Gazetamax.mk