GazetaMax
Lajme

IPK fton disa avokatë për të mbrojtur 40 zyrtarët policorë të arrestuar sot

Më shumë se 40 zyrtarë policorë janë arrestuar sot në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit. KALLXO.com raportoi se thuajse i gjithë stacioni policor kufitar në Gjakovë po dyshohet për korrupsion.

Në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës janë parë avokatë të shumtë, të cilët janë thirrur sipas detyrës zyrtare për të qenë te pranishëm gjatë kohës së intervistimit të zyrtarëve policorë kufitar që u arrestuan gjatë ditës së sotme në një operacion të gjerë të IPK-së nën koordinim me Prokurorinë Speciale.

Gjithashtu, siç mëson KALLXO.com ndaj zyrtarëve policorë të arrestuar do të rekomandohet edhe suspendimi i të njëjtëve. Zyrtarët policorë të arrestuar sot po dyshohen për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Siç mëson KALLXO.com, IPK ka siguruar pamje me anë të masave të fshehta të zyrtarëve, të cilët dyshohet se morën ryshfet gjatë kohës sa ishin në krye të detyrës. Gjatë ditës IPK-ja ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë Speciale janë duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në mëngjes në Gjakovë dhe Prizren.

“Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin ‘Pika’ është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës. Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë”, thuhej në njoftim.

Related posts

Llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2021 në seancën e Komisionit për financim dhe buxhet

Gazetamax.mk

Mattarella: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja nuk është e plotë

Gazetamax.mk

Shkollat e mesme hapin dyert për semimaturantët

Gazetamax.mk