GazetaMax
Showbizz

Ish e dashura e Majk cak i hajnave, ia vjedhin çantat në vlerë prej 50 mijë euro

Persona të panjohura kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku dyshohet të kenë vjedhur gjësene sende me vlerë.

Media raporton se cak i hajnave të dyshuar ishte shtëpia e familjes së Majlinda Zekës, modeles së njohur kosovare, e cila është ish e dashur e reperit Majk, me të cilin ka edhe një djalë.

Sipas mediumit, Zeka ka deklaruar në polici se hajnat ia kanë vjedhur disa çanta me vlerë, çmimi i të cilave bashkë shkon deri në 50 mijë euro.

Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Po ashtu kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Burimi: botasot.info

Related posts

David Dreshaj krenar e kuq e zi

Gazeta Max

Britney Spears pozon nudo, adhuruesit sërish të shqetësuar për shëndetin e saj mendor

Gazeta Max

16 vite nga vdekja e Michael Jackson, ikonës së muzikës pop

Gazeta Max