Lufta e fundit në Kosovë ka sjellë shumë plagë.
Ish-komandanti Bekim Shyti, u vizitua sot nga shoku i tij i luftës Shefqet Loshaj.
Loshaj ka publikuar fotografi me ish-komandantin Shyti pas operimit që iu nënshtrua për t’i hequr copat e granatës që i kishin mbetur që nga koha e luftës.
“Ne vizitë te Komandanti Bekim Shyti ,edhe pas 23 vitesh po i vuan plagët e luftës për Çlirimin e vendit, i uroj sherim te shpejtë”, ka shkruar Loshaj.
Ndryshe, Bekim Shyti, gjatë luftës së fundit në Kosovë ka qenë i plagosur mbi gjashtë herë.
Si komandant i Njësisë Speciale në Zonën Operative të Shalës, ai ka qenë në ballë të çdo beteje.
Të fundit në përqindje
Shkup, 5 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i koleges së tij hungareze
Shkup, 5 shkurt – Moti i ftohtë nuk i zmbrapsi transportuesit privat që të dalin sërish
Shkup, 5 shkurt – Banorët e fshatit Luboten të komunës së Butelit me dekada nuk e
Shkup, 5 shkurt – Shkon në mbi 100 numri i shkeljeve të automjeteve që transportojnë nxënës
Dibër, 5 shkurt – Ndonëse në vitin 2000 Subi Vojka nga Dibra ka blerë pronë me