GazetaMax
Lajme

Izedin Hamdi është heroi që shpëtoi 17 persona nga zjarri në Francë, përfshi një foshnje

Një i ri francez, i cili rrezikoi jetën e tij duke hyrë në një ndërtesë që digjej për të shpëtuar 17 persona, duke përfshirë një foshnjë, tani po përshëndetet si hero, transmeton Anadolu.

Sipas radios “France Bleu”, një zjarr shpërtheu të premten në një ndërtesë dykatëshe në Romans-sur-Isere në Francën juglindore.

Izzeddin Hamdi, francez i komunitetit mysliman, bukëpjekës i cili ishte në zonë për punën e tij, nxitoi në ndërtesë dhe arriti të shpëtojë 17 njerëz nga zjarri, duke përfshirë një foshnjë, përpara se të mbërrinin zjarrfikësit.

Pavarësisht flakëve dhe tymit, ai hyri në ndërtesë nga dritarja duke përdorur një shkallë.

Ai tani po lavdërohet si hero në lagje dhe në mediat sociale, ndërsa përdorues të shumtë në Twitter thonë se ai meriton Legjionin e Nderit, urdhrin më të lartë të meritave në Francë.

Baptiste Devis, një nga zjarrfikësit që luftuan zjarrin, tha se kur ekuipazhi i tij mbërriti në ndërtesën e djegur, tashmë kishte flakë 5-6 metra të larta.

Related posts

Kurti uron Ylfete Fanajt pas emërimit si këshilltare qeveritare në Zvicër

Gazetamax.mk

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë është sjellë aparat për zbulim të sëmundjeve të mëlçisë

Gazetamax.mk

Arrestohet një i arratisur nga burgu, kthehet për ta vuajtur dënimin

Gazetamax.mk