GazetaMax
Lajme

Izet Mexhiti inspekton asfaltimin e rrugës “7 Korriku” në Seravë: Investim për qarkullim më të lehtë dhe infrastrukturë moderne

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka inspektuar punimet në rrugën “7 korriku” në Seravë.

Sipas tij ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të lehtësojë qarkullimin për banorët e kësaj zone.

“Pash nga afër asfaltimin e rrugës “7 Korriku” në Seravë, ku po realizohen punime në një hapësirë prej 630 m². Ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të lehtësojë qarkullimin për banorët e kësaj zone. Ky investim është dëshmi e përkushtimit tonë për të sjellë zhvillim dhe kushte më të mira jetese për çdo familje. Hap pas hapi, po e ndryshojmë realitetin në lagjet tona, duke e bërë Seravën dhe gjithë komunën me infrastrukturë moderne, ku banorët ndihen më afër institucioneve që punojnë për ta”, ka shkruar Mexhiti.

Related posts

Fronti evropian po pengohet në postet udhëheqëse !?

Gazeta Max

Arrestohet fallxhori, mashtroi me 400 mijë euro çiftin

Gazeta Max

Ahmeti uron Abazoviçin

Gazeta Max