GazetaMax
Lajme

Izraeli kryen sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar

Izraeli ka kryer një sulm kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha, ka thënë një burim izraelit për CNN-im, pasi një shpërthim u dëgjua në kryeqytetin e Katarit.

Burimi nuk ka specifikuar se kush ishte në shënjestër, por udhëheqësit e Hamasit e kanë përdorur kryeqytetin e Katarit si seli jashtë Gazës për vite me radhë.

Të hënën, kryenegociatori i Hamasit, Khalil Al-Hayya, u takua me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, në Doha.

Sulmi duket se shënon herën e parë që Izraeli ka nisur një operacion në Katar.

Related posts

24 vjet nga sulmet terroriste në SHBA

Gazeta Max

Pendarovski: Nuk përjashtohet mundësia që në “listën e zezë” të SHBA të gjenden edhe funksionarë aktualë

Gazeta Max

Venko Filipçe në Radovish takon pensionistët dhe të sëmurët me diabet

Gazeta Max