Izraeli njohu Kosovën, por ambasadën s’e sjellë në Prishtinë

Ka tre muaj në krye të diplomacisë izraelite për Kosovën.
Tamar Ziv megjithatë pritje-përcjelljet si ambasadore, në vend të Prishtinës i bën në Jerusalem.
As pas 14 muajsh prej kur Kosova e Izraeli kanë zyrtarizuar njohjen, ky shtet nuk ka hapur një mision diplomatik në Prishtinë.
Kjo gjithsesi mund të ndryshojë shpejt, sipas shoqatës së hebrenjve Bet-Israel Kosova.
“Shteti hebraik nuk do ta lë Kosovën pa ndonjë zyre… njëherë për njëherë gjithçka është në proces”, ka thënë Hysen Hyseni nga kjo shoqatë.
Shoqata e hebrenjve të Kosovës, ia ndjejnë tej-mase nevojën e një ambasade izraelite, andaj po këtë të mërkure kanë nisur edhe një letër-kërkesë në drejtim të Lindjes.
“Sot ia kemi dërgu një letër ambasadores së Izraelit, dhe në takimin e parë kemi çka të bisedojmë mjaft, dhe do të insistojmë te ajo që ta kemi një ambasadë të përhershme. Na po shpresojmë që ajo do të vjen në prill”, ka thënë Hyseni.
Për këtë çështje, Klan Kosova e ka pyetur edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, por për 8 ditë nuk ka pranuar përgjigje rreth vendosjes së ambasadës.
Ndërkohë kosovarëve u duhet ende të udhëtojnë në rajon, edhe për pajisje me viza. Veçse prej 1 shkurtit 2021, këtë nuk e bëjnë zyrtarisht në Beograd, por në Tiranë e Shkup.
Për dallim nga shteti hebre, Kosova është vendosur prej një viti me rezidencë diplomatike në Jerusalem, me në krye Ines Demirin.

Të fundit në përqindje