Shkruan: Xhenis Sulimani
Ditë më parë, një profesoreshë maqedonase kandidatit për president të shtetit, kryediplomatit Bujar Osmani ia numëroi kontributet për Shqipërinë dhe Kosovën.
Javë më parë, ish ambasadorë maqedonas akuzonin Bujar Osmanin se në Zvicër ka dërguar ambasador ish ushtarin e UÇK-s.
Muaj më parë, nisma e ministrit Osmani QUAD i Ballkanit Perëndimor- Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi në Rusi u shpallë “anti serbe” dhe si “si presion ndaj Serbisë”; “Ky është një komunitet pro NATO-s dhe kundër Rusisë”, shkruante agjencia ruse e regjimit “Sputnik”. Për të njëjtën nismë shkruanin edhe mediat serbe pro-Vuçiqit: “Vendet e rajonit formuan një Ballkan të ri Perëndimor pa Serbinë!
Plani u sajua në Shkup!”. https://www.balkanweb.com/nje-ballkan-i-ri-perendimor…/…
Në vijim disa tituj, gjatë mandatit të Bujar Osmanit në MPJ, që lehtë mund të vërtetohen në rrjete sociale dhe gjithë mediat e shkruara dhe elektronike që kanë fuqizuar zërin për kërkesat mbi Kosovën, Luginën e Preshevës dhe rajonin ku ka shqiptar:
“Osmani në Këshillin e Evropës, kërkoi që të pranohet Kosova” https://www.dukagjini.com/osmani-ne-keshillin-e-evropes…/
“Osmani nga Spanja porosi Beogradit: Kosova është një vend i pavarur” https://www.dukagjini.com/osmani-nga-spanja-porosi…/
“Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut e mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO” https://www.dukagjini.com/kryediplomati-i-maqedonise-se…/
“Bujar Osmani: Ne do të jemi gardianë edhe të interesit të Kosovës” https://www.gazetaexpress.com/bujar-osmani-ne-do-te-jemi…/
“Bujar Osmani në mes të Beogradit ngre çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë” https://sinjali.com/bujar-osmani-ne-mes-te-beogradit…/
https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10232116764644557&id=1313623188&mibextid=oFDknk