GazetaMax
Ballina

“Jemi me fat që të kemi”, urimi i Milot Rashicës për ditëlindjen e gruas

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka vite që është i martuar me bukuroshen Belkiz Kera.
Futbollisti nga Vushtrria jeton tash e sa kohë jashtë vendit, ndërsa çifti shpesh herë ndajnë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, shkruan lajmi.

Sot bashkëshortja e Milotit feston ditëlindjen, e padyshim se nuk ka munguar edhe urimi i futbollistit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” , ai i ka uruar Belkizës ditëlindjen duke i treguar se është me fat që e ka pjesë të jetës.
“Gëzuar ditëlindjen DASHURIA ime 🤍 jemi me fat që të kemi në jetën tonë🙏❤️”, ishte mbishkrimi i futbollistit.

Ndërkohë rikujtojmë se çifti janë prindër të dy fëmijëve.

Related posts

Çfarë tregon pesha juaj

Gazeta Max

Ish-mafiozi i famshëm shqiptar bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Gazeta Max

Adelina dhe Zanfina Ismajli përlotin me fjalët për nënën e ndjerë

Gazeta Max