GazetaMax
Adrenaline

Joaquin zbulon se çfarë i tha mbreti i Spanjës teksa mori trofeun e Kupës së Mbretit

Real Betis fitoi Kupën e Mbretit të shtunën mbrëma, duke mposhtur Valencian 5-4 në penallti, pasi loja e rregullt u mbyll me barazim 1-1. Kapiteni i Betisit, Joaquin u bë lojtari më i vjetër që fitoi një trofe në Spanjë dhe për këtë e uroi edhe Mbreti i Spanjës.
Trofeu i Copa del Rey ishte i pari që Real Betis e fitoi që nga viti 2005, kur mundi Osasunën në Vicente Calderon në Kupë.
Atë sezon ata gjithashtu arritën të përfundojnë në vendin e katërt dhe të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, diçka që nuk e kanë arritur që atëherë. Joaquin, kapiteni veteran i Betisit, ishte pjesë e atij ekipi.

Joaquín first won the Copa del Rey with Real Betis in 2005. He was 23. 17 years later, he’s won it again. At 40 years old. In their home city of Seville 💚 pic.twitter.com/9a8JzIfkIt— B/R Football (@brfootball) April 23, 2022

Dhe duke folur për Marca, 41-vjeçari foli për ndjenjat e trofeut dhe shumëçka tjetër, por vëmendja u ‘vodh’, pasi zbuloi gjithashtu se çfarë i tha mbreti i Spanjës kur mori trofeun.
“Më tha: “Urime, të gjithë e meritoni dhe ju edhe më shumë. Unë jam shumë i lumtur për ju. Shijoje me njerëzit e tu”, ka zbuluar fillimisht Joaquin për Marca.

“Isha krenar dhe i privilegjuar për praninë e tij dhe e di që ai ka rrënjë nga Betisi pasi gjyshja e tij ishte një mbështetëse e Betisit”.
“Por me nervat dhe emocionet harrova ta them”, përfundoi spanjolli.

Related posts

Milan po e transferon pa asnjë cent sulmuesin e Napolit

Gazetamax.mk

KF Renova, tërhiqet nga garat elitare në Maqedoni

Gazetamax.mk

Lewandowski merr hez pas fitores ndaj Viktoria Plzen: Jemi gati për Bayernin

Gazetamax.mk