GazetaMax
Showbizz

Jozi shfaqet në Kosovë

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 4”, Jozefin Marku, pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, ka rikthyer llogarinë e tij në “Instagram”, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të ashpra të publikut.

Bllokimi erdhi menjëherë pas incidentit të bujshëm gjatë gjysmëfinales së “Big Brother”, ku Jozi sulmoi fizikisht Gjestin në një moment të papritur, të transmetuar drejtpërdrejt në ekran.

Ky veprim shkaktoi një valë kritikash dhe frustrimi nga publiku shqiptar, duke sjellë edhe pasoja në praninë e tij digjitale.

Sidoqoftë, Jozi nuk vonoi shumë dhe pas rikthimit të profilit, publikoi një fotografi në “InstaStory”, ku shihet pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Ai mban në kokë një plis të bardhë, i cili është stampuar me shqiponjën dykrenare, një simbol i fortë i identitetit kombëtar shqiptar.

Related posts

Ndryshim drastik i këngëtares Genta Ismaili

Gazeta Max

Katy Perry i shpëton për pak aksidentit gjatë performancës: Këngëtarja gati sa nuk bie nga topi i varur, publiku e shikon me tmerr

Gazeta Max

Humbi vëllaun vite më parë, sot Barbana Dini humb babain

Gazeta Max