GazetaMax
Kuriozitete

Jusra Ademi dominoi në 68kg dhe shkon ne Botëror

Në palestrën sportive në Ohër, ditë më parë u zhvilluan garat e “Kupës së Maqedonisë” në karate në kategorinë e kadetëve, juniorët dhe atyre të moshave nën 21 vjeç. Garat e zhvilluar në palestrën “Biljanini Izvori” ishte përcaktuese dhe kriterium kryesor për caktimin e reprezentuesve të Maqedonisë për Botërorin e Karates, i cili do të zhvillohet prej 26 e deri më 30 tetor në Konija të Turqisë.

Në mesin e fituesve ishte edhe Jusra Ademi, e cila dominoi kategorinë deri më 68 kg, duke arkëtuar në fund vendin e parë dhe medaljen e artë. Karateistja e klubit “Keiks” dominoi garat e luftërave, duke dëshmuar formën aktuale, me të cilën do të konkurojë edhe në Botërorin në Turqi, ku sërish do të kërkojë tjetër medalja në këtë sport.

Ndërkohë në garat ekipore Klubi i Karates “Forca” dominoi në garat e kadetëvë dhe Junioreve në “KATA”. Kujtojmë se në Kupën e Maqedonisë në karate, kanë marë pjesë 51 klube me 210 karateist ose karateiste.

Related posts

E dhimbshme: Van Gaal vuan nga kanceri

Gazeta Max

Ronaldo i falënderon përzemërsisht tifozët e Liverpoolit me një postim emocionues

Gazeta Max

Katar – Ekuadori, publikohen formacionet zyrtare

Gazeta Max